VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAGË - ARGUMENTET FINALE NË PROCESIN KUNDËR KARAXHIQIT

E Hënë, 09.29.2014, 11:03am (GMT1)



Në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në Hagë sot fillon paraqitja finale e argumenteve lidhur me akuzat për gjenocid kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Prokurorët e Tribunalit të Hagës kanë kërkuar burgim të përjetshëm për Karaxhiqin për krimet e tij të dyshuara, përfshirë edhe masakrën e afro 8 mijë meshkujve dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995.

Prokurorët kanë vlerësuar se Karaxhiq ishte "lider i lartë politik dhe ushtarak i serbëve të Bosnjës dhe forcave të tyre", gjatë luftës 1992-95, nga e cila janë vrarë më se 100 mijë njerëz.

Prokurorët, po ashtu, pretendojnë se "nën komandën dhe mbikëqyrjen e tij, bashkëpunëtorët e tij dhe ata që kanë bashkëpunuar me ta, kanë vrarë, torturuar dhe keqtrajtuar në mënyra të tjera, mijëra myslimanë dhe kroatë".

Radovan Karaxhiq dhe ish-shefi i tij ushtarak, Ratko Mlladiq, kundër të cilit zhvillohet një proces i ndarë në Hagë, kanë thënë se kanë vepruar për ta mbrojtur popullatën serbe të Bosnjës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.