VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KISHTE LIDHJE ME KËSHILLTAREN NGA SHQIPËRIA, BERND BORCHARDT LARGOHET NGA KOSOVA

E Shtunë, 10.04.2014, 08:41am (GMT1)


PRISHTINE - Nuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë, por shefi i deritashëm i misionit EULEX, Bernd Borchard është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtar se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani. Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediat në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin.

"Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit", ka thënë zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon.

Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë.

Ndërkohë, ditë më parë mediat serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria është larguar nga detyra e tij në Kosovë. Largimin e tij nga misioni, sipas medieve serbe, e ka kërkuar vetë shteti gjerman.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.