VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BASHAR AL-ASSAD NJË SHFAQJE TË RRALLË NË PUBLIK

E Djelë, 10.05.2014, 08:17am (GMT1)


Presidenti sirian doli të shtunën para publikut, një diçka tepër e rrallë. Ai ishte në një xhami të Damaskut, për t'u lutur në festën e Kurban Bajramit. Në një fotografi të dërguar me Twitter nga zyra e Bashar al-Assad-it, presidenti sirian shihet i ulur në tokë, në rreshtin e parë të njerëzve në xhaminë al-Numan bin Bashir, për festimet e Kurban Bajramit.

Shfaqja në publik e Bashar al-Assad-it ndodhi disa orë pasi koalicioni nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara kreu sulme të reja ajrore kundër militantëve të grupit Shteti Islamik në Siri.

Një nga paraqitjet e fundit në publike e zotit Assad ishte në korrik, në pallatin presidencial, ku ai bëri betimin për një mandat të ri dhe ku mbajti një fjalim provokues, duke u zotuar se do ta pastrojë të gjithë Sirinë nga kryengritësit.

Zoti Assad po ashtu u paraqit në publik në korrik, ndërsa mori pjesë në lutjet për festën e Bajramit të Madh, që shënon fundin e agjërimit me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për besimtarët myslimanë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.