VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - ISH PRESIDENTI QË JEP MËSIM TË DIELAVE

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
SHBA - ISH PRESIDENTI QË JEP MËSIM TË DIELAVE

E Djelë, 10.05.2014, 08:32am (GMT+1)



Në Shtetet e Bashkuara është diçka e zakonshme të shohësh turistë që dynden në objekte të cilat kanë lidhje me presidentë të Amerikës. Disa prej tyre janë në pronësi private ndërsa të tjera administrohen nga Shërbimi i Parqeve Kombëtare ose nga Arkivat Kombëtare. Shumica e tyre kanë ndihmuar në tërheqjen e bizneseve dhe njerëzve në qytetet dhe zonat ku ndodhen. Por qyteza e lindjes së njërit prej presidentëve amerikanë është unike në atë që ofron për vizitorët.

Rreshteri i ushtrisë amerikane Sudhir Shrestha është shumë larg nga vendi i tij.

"Unë kam ardhur këtu nga Nepali."

Në mëngjesin e një të diele të nxhetë, rreth 13 mijë kilometra nga vendlindja e tij, ky emigrant nga një komb kryesisht hindu është një ndër qindra njerëzit që presin në rradhë për të hyrë në një kishë protestante në një zonë të largët të shtetit jugor të SHBA-së, Xhorxha.
Kjo nuk është diçka e pazakontë për qytetin e vogël, Plains.

"Ne që gjendemi në këtë vend të shenjtë do të duartrokasim dhe të falënderojmë këtë ushtar për shërbimin e tij," thotë Jan Williams.

Jan Williams është anëtare e Kishës Baptiste Maranatha, e cila mund të mos jetë më e madhja prej tetë kishave në këtë qytet prej 766 banorësh, por është një nga objektet më të mëdha turistike të qytezës. Rreshteri Shrestha ishte në dijeni për këtë, para se të vinte për vizitë.

"Është me të vërtetë një përvojë e bukur. Një përvojë unike. Një mundësi që të jepet vetëm një herë në jetë."

Maranatha është më shumë se vetëm një kishë. Është një vend diskutimesh për historinë e së tashmes dhe një prodhues të ardhurash për ekonominë lokale. Arsyeja? Mësuesi i Shkollës të së Dielës në Maranatha është gjithashtu një ish-President i Shteteve të Bashkuara.

"Kur unë jap mësim, Plains ka begati," thotë ish-Presidenti Jimmy Carter.

Kisha Baptiste Maranatha ka rreth 150 anëtarë të regjistruar dhe rreth 25 deri 30 prej tyre mund të shihen këtu çdo të dielë. Por në javët kur presidenti Carter është planifikuar të japë mësim në shkollën e së Dielës, është e vështirë të gjesh vende bosh këtu në kishë.

"Shumë nga ata njerëz më thonë se ata kurrë nuk kishin qenë në një kishë më parë në jetën e tyre dhe se vijnë vetëm për të dëgjuar një politikan që jep mësim mbi Biblën."

Besimi i Jimmy Carterit është një pjesë qendrore e jetës së tij, si para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1977 dhe pasi u largua. Ai ka dhënë mësim në disa lloje shkollash kishtare të së dielës që në moshën 18 vjeçare. Tani, 90 vjeç, klasa e tij është më e madhe se kurrë më parë, dhe më e shumëllojshme.

Jan Williams thotë se ajo që njerëzit përfitojnë është më shumë sesa thjesht recitime të vargjeve biblike.

"Ka raste që marrim leksione historie bashkëkohore. Unë nuk kisha dëgjuar asnjëherë për ISIS deri në një prej mësimeve të tij të shkollës të së dielës dhe se çfarë veprimi ndoshta duhet të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara."

Edhe pse ka udhëtuar në më shumë se 140 vende të botës dhe vazhdon të ketë një jetë aktive si kreu i Qendrës Carter, ish-Presidenti Jimmy Carter ende jeton në të njëjtin qytet të vogël ku lindi 90 vjet më parë. Vizitorët në qytezën Plains jo vetëm që kanë mundësi të shohin vendin që formoi njeriun, por vetë njeriun.

"Doja të kisha mundësinë ta shihja personalisht, jo vetëm ta shihja në televizion ose të lexoja shkrimet e tij ose ta dëgjoja në lajme, por vërtetë të kisha një shans të shihja se çfarë ka për të thënë drejtpërdrejt."

Kur rreshteri Shrestha të vizitojë miqtë dhe familjen e tij në Nepal, ai do të ketë më shumë sesa vetëm një kartolinë apo suvenir për të ilustruar vizitën e tij në Plains. Ai tani ka një fotografi të vetes duke qëndruar pranë ish Komandantit të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, në të vetmin vend në botë ku kjo gjë është e mundur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË AMERIKAN SHPALL NJË 'MBRETËRI AFRIKANE' (10.05.2014)
BASHAR AL-ASSAD NJË SHFAQJE TË RRALLË NË PUBLIK (10.05.2014)
KISHTE LIDHJE ME KËSHILLTAREN NGA SHQIPËRIA, BERND BORCHARDT LARGOHET NGA KOSOVA (10.04.2014)
YANUKOVYCH MERR SHTETËSINË RUSE (10.03.2014)
SERBIA PËRKUJTON ESAT PASHË TOPTANINKryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij muajit pritet të shkojë në Beograd (10.02.2014)
ÇMIMI EVROPIAN PËR TË DREJTAT E NJERIUT - ANAR MAMMADLIT NGA AZERBAJXHANI (09.29.2014)
HAGË - ARGUMENTET FINALE NË PROCESIN KUNDËR KARAXHIQIT (09.29.2014)
ITALIA NË RECESION - RENZI NË DILEMË (09.29.2014)
MARTIN HEIDEGGER - FILOZOF ME FAMË BOTËRORE TË DISKUTUESHME (09.28.2014)
KOREJA VERIORE - TELEVIZIONI RAPORTON PËR SHËNDETIN E DOBËT TË LIDERIT (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]