VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FEMRAT QË KAPËN ARMËT NË LINDJE TË UKRAINËS

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 10:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
FEMRAT QË KAPËN ARMËT NË LINDJE TË UKRAINËS

E Premte, 10.10.2014, 08:09am (GMT+1)



Para se t'i bashkohet luftës në Ukrainën lindore, Irina punonte në një kazino dhe kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të merr armë në dorë.

Ajo tani, po luan kumar me jetën e vet.

Me pseudonim "Gaika", një personazh i një filmi vizatimor, ajo i është bashkuar separatistëve pro-rusë për t'i luftuar forcat qeveritare të Ukrainës.

"Kur të shkatërrohet shtëpia, gjithçka e dashur rreth teje, shokët, puna...bëhen personazh. Femrat që i bashkohen luftës, janë ruse të vërteta", ka thënë ajo me një intervistë, ku sqaron arsyet, pse i është bashkuar konfliktit në Ukrainë, shkruan Reuters.

"Kujtimet e dhimbshme, kalojnë. Përpiqemi që të fokusohemi në gjëra pozitive, si njohja me miq të ri. Lufta i bashkon njerëzit", është shprehur ajo.

Njësia e saj, është e vendosur jashtë Donetskut, ku separatistët pro-rusë, janë të fokusuar.

Komandanti i saj, thotë se fillimisht kishte dyshime për të pranuar femra në njësi.

"Por tani, unë kam më shumë besim në femra se në meshkuj. Gratë nuk pijnë alkohol, dhe të them të drejtën shumë herë shqetësohem kur i shoh meshkujt në njësinë time, se si relaksohen pas një misioni", ka thënë ky komandant.

Femrat e anës tjetër

Edhe në anën tjetër të konfliktit, për të luftuar separatistët pro-rusë, janë bashkuar femrat.

Rreth 10 femra, janë bërë pjesë e njësisë Shakhtarsk, njësi që ndihmon forcat qeveritare për t'i luftuar separatistët pro-rusë.

Një infermiere, 20 vjeçare, e quajtur Maria, e cila ka shkuar për të ndihmuar të lënduarit, thotë se rreth 30 persona të kësaj njësie janë vrarë ose lënduar.

"E kam parë se nuk ka kuptim, nëse këta të lënduar, nuk do ta kenë askënd pranë për tu kujdesur për ta. SHumë prej tyre vdesin, pikërisht për mungesë të ndihmës", thotë Maria.

Ajo thotë se femrat dhe  meshkujt, "Ëœjetojnë dhe luftojnë së bashku'. Në njësinë ku ajo qëndron, e mban një armë me vete gjithmonë dhe qantën me pajisje medicinale.

Shoqja e saj, Alyona, 21 vjeçare, që i është bashkuar luftës kundër separatistëve pro-rusë, thotë se ky është vetëm fillimi, dhe se e ashtuquajtura marrëveshja e armëpushimit, nuk është asgjë tjetër pos një pauz.

"Shumë njerëz, fëmijë, gra, janë vrarë në anën tanë. Tani as që e dua më armëpushimin', thotë Alyona.

Disa gra, i janë bashkuar luftës për të luftuar krah burrit, të dashurit por ka edhe beqare.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FEMRA E PARË KURDE QË BËN SULM VETËVRASËS (10.06.2014)
XHINXHIÇI DONTE NDARJEN, PASTAJ NJOHJEN E KOSOVËS (10.05.2014)
VDES ISH DIKTATORI HAITIAN JEAN-CLAUDE DUVALIER (10.05.2014)
SHBA - ISH PRESIDENTI QË JEP MËSIM TË DIELAVE (10.05.2014)
NJË AMERIKAN SHPALL NJË 'MBRETËRI AFRIKANE' (10.05.2014)
BASHAR AL-ASSAD NJË SHFAQJE TË RRALLË NË PUBLIK (10.05.2014)
KISHTE LIDHJE ME KËSHILLTAREN NGA SHQIPËRIA, BERND BORCHARDT LARGOHET NGA KOSOVA (10.04.2014)
YANUKOVYCH MERR SHTETËSINË RUSE (10.03.2014)
SERBIA PËRKUJTON ESAT PASHË TOPTANINKryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij muajit pritet të shkojë në Beograd (10.02.2014)
ÇMIMI EVROPIAN PËR TË DREJTAT E NJERIUT - ANAR MAMMADLIT NGA AZERBAJXHANI (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]