VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHTOHEN SPEKULLIMET PËR SHËNDETIN E KIM JONG UN

E Premte, 10.10.2014, 06:25pm (GMT1)



Sot u intensifikuan spekulimet lidhur me shëndetin dhe statusin politik të të Kim Jong Un-it, ndërsa udhëheqësi koreanoverior nuk u shfaq në një ceremoni të rëndësishme të shtetit komunist.

31-vjeçari Kim nuk është parë në publik, që nga 3 shtatori, kur ai ishte i pranishëm në një koncert, duke shkaktuar spekullime se mund të jetë me ndonjë sëmundje të rëndë, ose mund të jetë mënjanuar nga politika me ndonjë grusht shteti.

Media shtetërore, që zakonisht jep hollësi thuajse të përditshme për aktivitetin e udhëheqësit, ka dhënë pak sqarime këto ditë, duke përmendur thjesht se ai ka disa shqetësime.

Analistët prisnin ndonjë shenjë prej tij sot, në ditën e 69-vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet, që zakonisht ai e ka shënuar me vizita në mauzoleumet e babait Kim Jong Il dhe gjyshit të tij, Kim Il Sung. Por zoti Kim këtë vit nuk u shfaq fare dhe as nuk pati njoftime për vendosjen e luleve nga ana e tij tek varret e paraardhësve.

Qeveria jugkoreane sot këmbënguli se zoti Kim duket se po e udhëheq vendin normalisht.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.