VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISH UDHËHEQËSI I SEPARATISTËVE PRORUSË NË GJENDJE TË RËNDË

E Hënë, 10.13.2014, 10:54am (GMT1)


Pavel Gubarev, aktivist prorus i Ukrainës lindore

I ashtuquajturi ish "guvernatori popullit" nga ana e separatistëve që po mbajnë rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, aktivisti Pavel Gubarev, është në spital në gjendje të rëndë, pasi thuhet se është shtënë me armë zjarri në të.

Mediat ruse, njoftojnë se një sulmues i panjohur ka shtënë me armë zjarri në makinën e ish Gubarev, i cili po udhëtonte sot në rrugën kryesore të Donetskut.

Makina e Gubarev ka dalë nga rruga dhe ka goditur një dru.

Gubarev është gjetur pavetëdij dhe është dërguar në spital, ku sipas mediave ruse, gjendja e tij është e rëndë.

Por gruja e Gubarevsit Yekaterina ka thënë se burri i saj nuk është sulmuar me armë zjarri dhe se lëndimet i ka marrë nga përplasja e makinës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.