VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULEJMAN REXHEPI - XHIHAD ËSHTË TË VDESËSH PËR ATDHEUN TËND, JO TË TJETRIT

E Djelë, 10.19.2014, 06:52pm (GMT1)



Xhihad është kur qytetari, besimtari vihet në mbrojtje të atdheut. Çfarë atdheu i atyre njerëzve është Iraku, çfarë atdheu është Siria. Në qoftë se janë nga Maqedonia, atëherë atdheu i tyre është Maqedonia.

Në qoftë se duhet të vdiset, të vdiset për Maqedoni, thotë kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi në një bisedë për shërbimin në gjuhën maqedonase të Radios Evropa e Lirë.

Lidhur me atë se kush është përgjegjës të pengojë shkuarjen e të rinjve në luftëra të huaja Rexhepi tha se askush nuk ka konsultuar ata.

"Disa prej tyre që kanë shkuar atje, me siguri këtë e kanë bërë fshehurazi. Me siguri kanë menduar se nëse vijnë të konsultohen me ne, nuk do të marrin mbështetjen tonë dhe të kenë bekimin e BFI-së. Çfarë kërkojnë njerëzit tanë atje, pa marrë prasysh kush janë. Çfarë i lidh ata? Absolutisht nuk i lidh asgjë", ka thënë ai, përcjell zhurnal.

Sipas tij, çdo bashkësi tjetër fetare, përveç asaj Ordodokse trajtohet e diskiriminuar, pasi nuk kemi trajtimin e njëjtë.

"Ne nuk trajtohemi si duhet nga ana e shtetit edhe në sferën e arsimit, institucionet edukative-arsimore...".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.