VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTË NË RUSI KUNDËR TRAJTIMIT TË PILOTES UKRAINASE

E Hënë, 10.20.2014, 10:36am (GMT1)



Një grup i aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut do të protestojë sot kundër gjykimit të pilotes ukrainase, Nadezhda Savchenko, e cila është kapur në lindje të Ukrainës dhe është dërguar në Rusi, për t'u përballur me akuzat për pjesëmarrje në vrasjen e dy gazetarëve rusë.

Protesta është organizuar përmes rrjeteve sociale.

Savchenko po mbahet në spitalin psikiatrik Serbsky të Moskës.

Më 18 tetor, Nikolai Polozov, njëri nga avokatët e Savchenkos, ka shkruar në Twitter se pilotja nuk lejohet të fle në spital.

"Gjithë natën, një zyrtar i burgut ulet në hyrje të dhomës së saj dhe e shikon. Ne e konsiderojmë këtë torturë", ka shkruar Polozov.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.