VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AVOKATJA E POPULLIT NË RUSI KRITIKON ASHPËR BE-në

E Hënë, 10.20.2014, 06:24pm (GMT1)


Avokatja e Popullit në Rusi ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për "injorimin e vuajtjeve njerëzore" në lindje të Ukrainës.

Ella Pamfilova ka thënë në një intervistë të botuar në "Rossiiskaya gazeta", se edhe pse Evropa "është një ikonë në stilin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe lirisë së fjalës", ajo "haptazi preferon të shpërfillë situatën në juglindje të Ukrainës".

Ajo ka thënë se mediat evropiane "thjesht përmbushin urdhrin për të akuzuar Rusinë për çdo gjë".

Pamfilova ka pranuar se ka disa gjëra për të cilat duhet kritikuar Rusinë, porse "duhet të ketë të drejtë morale për ta bërë këtë".

Pamfilova ka shërbyer si ministre e çështjeve sociale në qeverinë e presidentit Boris Yeltsin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.