VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHET NGA JETA DIZENJATORI OSCAR DE LA RENTA

E Mërkurë, 10.22.2014, 10:08am (GMT1)



Dizenjatori Oscar de la Renta u nda nga jeta, pas një karriere legjendare si një ndër emrat më të njohur në botën e modës.

Kanali televiziv në gjuhën spanjolle Univision njoftoi se de la Renta vdiq pas një beteje dhjetë vjeçare me kancerin.

Dizenjatori, i lindur në Republikën Domenikane, arriti famë ndërkombëtare në vitet 1960 me veshjet për Zonjën e Parë Jacqueline Kennedy.

Në dekadat që pasuan, firma e tij dallonte sidomos për fustanet voluminoze, si në sfilata, por edhe në tapetin e kuq të Hollivudit, të preferuara nga shumë artiste.

Kohët e fundit firma e tij dizenjoi fustanin e avokates Amal Alamuddin Clooney për dasmën me aktorin George Clooney.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.