VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - VDES NË AKSIDENT KREU I FIRMËS 'TOTAL', DE MARGERIE

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 05:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
VDES NË AKSIDENT KREU I FIRMËS 'TOTAL', DE MARGERIE

E Mërkurë, 10.22.2014, 10:12am (GMT+1)



Christophe de Margerie, kreu i gjigantit francez të naftës, Total, gjeti vdekjen mbrëmë, kur avioni i tij privat u përplas në pistën e aeroportit ndërkombëtar Vnukovo të Moskës. 63-vjeçari De Margerie dhe tre pjestarët e ekuipazhit vdiqën në aksidentin që ndodhi kur avioni po ngrihej për t'u kthyer në Paris.

Një zëdhënëse e ekipit hetimor rus të transportit tha se për rastin në fjalë është hapur çështje penale dhe mund të ketë pezullime nga puna për disa zyrtarë të aeroportit.

Hetuesit thonë se gjatë ngritjes, aeroplani preku një kamion për pastrimin e borës. Ata besojnë se shoferi i kamionit, i cili mbijetoi, mund të ketë qenë i dehur. Ngjarja ndodhi pak para mesnatës, sipas kohës lokale.

Firma Total tha se të katër viktimat gjetën vdekjen në vendngjarje, kur avioni u përfshi nga flakët.

Në selinë e kompanisë Total në Paris, punonjësit e pritën me tronditje dhe keqardhje vdekjen e njeriut që ata e cilësuan si mjaft të angazhuar në rolin e tij si drejtues.

Sekretari i Përgjithshëm i firmës, Jean-Jacques Guilbaud tha se Total do të vazhdojë rrugën e nisur.

"Christophe de Margerie ia kushtoi jetën zhvillimit të kompanisë në Francë dhe në botë, ia kushtoi të 100,000 punonjësve të saj. Dhe, ashtu siç dëshironte ai, Total do të vazhdojë të ecë përpara."

I njohur për mustaqet e tij të dendura dhe syzet e holla e të rrumbullakta, De Margerie u bë shef ekzekutiv i Totalit në vitin 2007. Tre vjet më vonë, ai mori edhe titullin Kryetar.

Vdekja e zotit De Margerie lë një boshllëk në krye të këtij grupi francez të naftës. Kompania njoftoi në faqen e saj të internetit se do të bëjë menjëherë mbledhjen e bordit të drejtorëve.

Firma Total ka zyra në më shumë se 130 vende.

Një zëdhënës i Kremlinit i cituar nga agjencia ruse e lajmeve TASS, tha se presidenti Vladimir Putin "e njihte prek kohësh zotin De Margerie" dhe i "vlerësonte shumë aftësitë e tij të biznesit."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NDAHET NGA JETA DIZENJATORI OSCAR DE LA RENTA (10.22.2014)
E FAL RRËMBYESIN QË E MBAJTI NJË DEKADË (10.20.2014)
AVOKATJA E POPULLIT NË RUSI KRITIKON ASHPËR BE-në (10.20.2014)
PROTESTË NË RUSI KUNDËR TRAJTIMIT TË PILOTES UKRAINASE (10.20.2014)
SULEJMAN REXHEPI - XHIHAD ËSHTË TË VDESËSH PËR ATDHEUN TËND, JO TË TJETRIT (10.19.2014)
RAKA - LIBERIA, 4 MILIONË BANORË DHE VETËM 28 MJEKË (10.19.2014)
JARON LANIER - KRIJESA (10.13.2014)
ISH UDHËHEQËSI I SEPARATISTËVE PRORUSË NË GJENDJE TË RËNDË (10.13.2014)
ÇIFTI CLINTON FESTON 39 VJETORIN E MARTESËS (Tekst dhe fotogaleri) (10.12.2014)
SHTOHEN SPEKULLIMET PËR SHËNDETIN E KIM JONG UN (10.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]