VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PUTIN VAJTON VDEKJEN E MARGERIE

E Mërkurë, 10.22.2014, 10:15am (GMT1)


Presidenti rus Vladimir Putin dhe Christophe De Margerie, shef ekzekutiv i kompanisë franceze të naftës dhe gazit

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë të martën se francezi Christophe de Margerie, i cili vdiq në një aksident me avionë në aeroportin e Moskës, ka qenë "˜mik i vërtet i Rusisë'.

Në një telegram ngushëllimi, dërguar presidentit francez Francois Hollande, i publikuar nga Kremlin, thuhet se Putin është "˜shokuar', kur ka kuptuar lajmin për vdekjen e De Margeri, avioni i të cilit u përplas në një makineri për heqjen e borës në aeroport, derisa po ngritej lart, me çrast vdiqën edhe tre persona të tjerë në bord.

Putin e ka vlerësuar lartë sipërmarrësin francez të naftës, me të cilin Rusia ka zhvilluar mjaft projekte të përbashkëta në sektorin e energjisë.

Christophe de Margarie, 63 vjeç, ka qenë shef ekzekutiv i firmës franceze të naftës e gazit, "˜Total Sa' nga viti 2007, e rënditur në mesin e pesë kompanive më të mëdha në botë.

Kjo kompani franceze, është ndër investitorët më të mëdhenjë të huaj në Rusi.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.