VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DËNOHET MIKU I TË AKUZUARIT PËR SULM NË MARATONËN E BOSTONIT

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:30am (GMT1)


I dyshuari për hedhjen e bombës në maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.


Një juri amerikane ka dënuar të martën, mikun e të akuzuarit për sulm me bombë në maratonën e Bostonit.

Ai është dënuar me akuzën se ka gënjyer autoritetet gjatë hetimit.

Robel Phillipos, 21 vjeçar, është akuzuar se ka gënjyer kur ka thënë se e kishte vizituar sulmuesin e dyshuar për hedhje të bombës, Dzhokhar Tsarnaev tri ditë pas sulmit në maratonën e Bostonit.

Miku i tij i shkollës, Tsarnaev është i dyshuar për hedhjen e bombës në maratonën e Bostonit në prill të vitit 2013, ku si pasojë kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar 260 të tjerë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.