VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Post- VLADIMIR PUTINI I KANË MBETUR EDHE TRI VJET JETË

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:33am (GMT1)



Nuk është hera e parë që përflitet se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka probleme shëndetësore.

Deri në momentin që askush nuk konfirmon, apo vërteton asgjë, këto lajme mbeten në kuadrin e thashethemeve. Megjithatë gazetari amerikan i gazetës prestigjioze "New York Post", Richard Johnson, pohon se ka burime që i konfirmojnë lajmin.

Ja çfarë shkruan ai: "Ka një shpjegim pse Vladimir Putin po nxiton për të pushtuar Ukrainën përflitet se vuan nga kanceri. Lajmet nga Bjellorusia deri në Poloni për muaj kanë raportuar se burri i fort rus vuan nga kanceri në palcën kurrizore. Por, sipas burimeve të mia, Putin vuan nga kanceri në pankreas, një nga format më vdekjeprurëse të sëmundjes. Thuhet se Putin po trajtohet nga një mjek i moshuar nga Gjermania Lindore, të cilin ai e njohu dekada më parë ndërsa 84 vjeçari shërbente në Dresden për KGB. Doktori ka provuar disa trajtime duke përfshirë edhe trajtim me steroide, që do të qartësonte pamjen e fryrë të Putinit. Disa thonë se Putin ka dhe tre vjet jetë dhe do të lërë si trashëgimi: zgjerimin e kufijve të Rusisë si Pjetri i Madh, apo Stalini".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.