VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË KËRKIM TË NJË VAJZE LINDËN 12 DJEM - PO PRESIN FËMIJËN E 13-të

E Enjte, 10.30.2014, 12:14pm (GMT1)



Një çift amerikan nga Michigan, janë prindër të 12 djemve, ndërsa po presin edhe lindjen e fëmijës së 13-të.

Edhe pse preferojnë të mos e dinë para lindjes nëse është vajzë apo djalë, ata thonë se do të "˜shokoheshin' nga gëzimi nëse mbas 12 djemve do të kenë një vajzë në shtëpi.

 "Nëse do të lindi vajzë, mendoj se do të shokohem. Do të ishte diçka e pabesueshme për mua", është shprehur Kateri.

Por edhe nëse është  djalë, ai do të jetë shumë i mirëseardhur, thotë ajo.

 "Nëse do të mund të zgjedhim, do të kishim pasur dëshirë të kemi një vajzë, megjithatë të shpresojmë që të jetë fëmijë i shëndoshë", thotë Jay Schwandt.

Çifti thotë se do të ishte interesant, që në shtëpinë e tyre të mbushur me gjëra për djem, të shohin edhe ato të vajzave.

"Kam përjetuar të gjitha gjërat e djemve, dhe përderisa i kemi gjithë këta fëmijë, do të kisha dëshirë që të përjetoja edhe anën tjetër, atë të një vajze", thotë Jay.

Çifti është bërë me fëmijën e 12-të, në muajin gusht të vitit 2013, kurse fëmiun e 13-të e presin në muajin maj. Fëmiu më i madh i tyre është 22 vjeçar.

"Më pelqen kur jam shtatzënë. Kam kaluar gjysmën e jetës sime shtatzënë. Është diçka shumë speciale", thotë Kateri.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.