VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUKET SE BOKO HARAMI NUK I LIRON VAJZAT E RRËMBYERA

E Shtunë, 11.01.2014, 06:24pm (GMT1)


Nxënëset e rrëmbyera nga grupi Boko Haram në Nigeri


Lideri i grupit ekstremist islamik në Nigeri, Bojko Haram, Abubakar Shekau, duket si i ka shkatërruar shpresat se me negociata mund të lirohen më se 200 nxënëse të rrëmbyera në muajin prill.

Në një video të publikuar mbrëmë vonë në Internet, Shekau tha se "çështja e vajzave është harruar tashmë, pasi para shumë kohe unë jam martuar me to".

Rrëmbimi i 276 vajzave nga ana e Bojo Haramit në një shkollë në qytetin e largët Chibok, në muajin prill, ka shkaktuar fushatë ndërkombëtare për lirimin e tyre.

Disa vajza kanë ikur në ditët e para pas rrëmbimit, ndërsa 219 ende mbeten të rrëmbyera.

Lideri i Boko Haramit, po ashtu, i ka hedhur poshtë pohimet se është arritur armëpushim me qeverinë e Nigerisë.

Zyrtarët e mbrojtes së Nigerisë më 17 tetor kanë thënë se të dy palët kanë arritur marrëveshje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.