VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GORBACHEV ISHTE I PARI QË KËRKOI SHEMBJEN E MURIT TË BERLINIT

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 02:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GORBACHEV ISHTE I PARI QË KËRKOI SHEMBJEN E MURIT TË BERLINIT

E Martë, 11.04.2014, 08:47am (GMT+1)



Zbulime të reja historiografike hedhin dritë në procesin që çoi në rënien e Murit të Berlinit, 25-vjetori i të cilit festohet këtë javë, më 9 nëntor, që solli edhe hartën europiane që ne njohim sot. Sipas këtyre zbulimeve, të njoftuar nga historiani Wladyslaw Subok, Mikhail Gorbachev filloi të promovojë ngjarjen përpara dy Gjermanive.

Të dhënat e reja dalin nga shënimet e marra në takimin që Presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev dhe Ministri i tij i Jashtëm Eduard Shevardnadze, mbajtën në Berlinin Lindor më 30 maj 1987 me kreun e qeverisë së RDGJ, Erich Honecker.

Në atë takim, Gorbachev sugjeroi hapur dëshirën për "të hapur kufijtë" dhe konkretisht "hapjen e kalimeve të Murit të Berlinit", duke argumentuar efektet propagandistike pozitive që do të kishte shembja e tij, para vizitës që kishte planifikuar në Berlinin Perëndimor Presidenti amerikan i atëhershëm Ronald Reagan. Reagimi Honecker ishte negativ ndaj çdo lloj hapjeje.

"Reagimi i mikut tonë përballë kësaj ideje ishte i ashpër", raportoi atë ditë një nga bashkëpunëtorët e Shevardnadze në shënimet e tij mbi takimin. Historiani Subok mendon se kundërshtimi i kupolës së RDGJ-së ishte një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar në pushtet që në fund rezultoi joefektive.

Më 12 qershor 1987, Reagan tha në Portën e Brandenburgut frazën legjendare: "Zoti Gorbachev shkatërrojeni këtë mur. Zoti Gorbachev, hapeni derën". Dhe vetëm dy vjet më vonë, më 18 tetor 1989, nën presionin e një vale pakënaqësie popullore dhe një eksodi masiv të gjermanëve drejt Perëndimit, Honecker u largua nga detyra dhe u zëvendësua nga Egon Krenz.

Murit i kishte mbetur më pak se një muaj. Edhe pse minutat e këtij takimi janë mbajtur sekret, populli i Gjermanisë Lindore hodhi poshtë propagandën e shtetit dhe kuptoi qëllimet e Gorbachev-it dhe me mbërritjen e tij në Berlinin lindor për festimin e 40 vjetorit të RDGJ-së, u prit si çlirimtar.

Mesazhi i tij i fundit ndaj udhëheqësve komunistë gjermane ishte, "është populli gjerman ai që duhet të shprehë  vullnetin e tij". Që nga takimi i vitit 1987, diferencat me Honecker ishin eksplicite dhe përshpejtuan largimin e tij.

Reagan, në dijeni të këtyre ngjarjeve foli për të si një "komunist i transformuar". Megjithatë Gorbachev e hodhi poshtë rolin e tij në rënien e Murit të Berlinit dhe në një bisedë që pati në vitin 2009 me Hubert Vedrine, që ishte Ministër i Punëve të Jashtme i François Mitterrand, e përcaktoi rënien e murit  "si një pemë që bie sepse trungu është kalbur".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKET SE BOKO HARAMI NUK I LIRON VAJZAT E RRËMBYERA (11.01.2014)
NË KËRKIM TË NJË VAJZE LINDËN 12 DJEM - PO PRESIN FËMIJËN E 13-të (10.30.2014)
SHBA - INFERMIERJA SHËROHET NGA EBOLA (10.29.2014)
New York Post- VLADIMIR PUTINI I KANË MBETUR EDHE TRI VJET JETË (10.29.2014)
DËNOHET MIKU I TË AKUZUARIT PËR SULM NË MARATONËN E BOSTONIT (10.29.2014)
ILUZIONISTI NDIHMON PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA (10.28.2014)
KREU I VULLNETARËVE RUSË NË UKRAINË - GATI PËR KOSOVË NËSE NA THËRRASIN (10.28.2014)
LIDERI VERIKOREAN KA RIPARUAR NYJËN E KËMBËS (10.28.2014)
KOREJA E VERIUT LIRON AMERIKANIN JEFFREY FOWLE (10.22.2014)
OSCAR PISTORIUS DËNOHET ME PESË VITE BURG (10.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]