VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KLAUS IOHANNIS - NJË PRESIDENTI 'GJERMAN' PËR RUMANINË

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 06:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
KLAUS IOHANNIS - NJË PRESIDENTI 'GJERMAN' PËR RUMANINË

E Martë, 11.04.2014, 03:11pm (GMT+1)


Në zgjedhjet presidenciale në Rumani kandidati favorit Victor Ponta do të ketë përballë një politikan jo tipik rumun. Klaus Iohannis, me prejardhje gjermane, do të bindë votuesit me thjeshtësinë dhe punën e tij.

Ai nuk iu drejtua zgjedhësve me thirrjen "Yes, we can!". Por slogani i tij për një "Rumani të përgjegjshme", ka bërë që kandidati i aleancës liberal-konservatore të jetë në garë për postin e Presidentit të vendit. Në raundin e parë pothuajse 10% e votave e ndanë atë nga kandidati i parë Victor Ponta.

Në fakt mbimeri i tij është Johannis - me "J". Por punonjësit e gjendies civile rumune nuk ishin të njohur me këtë mbiemër, kur ai u regjistrua pas lindjes 55 vite më parë. Dhe prandaj emri tij shkruhet zyrtarisht Iohannis me "I".

Një politikan lokal i suksesshëm


Ngritjen e tij në politikë Iohannis e ka arritur si pasojë e reputacionit të mirë prej vitesh. Ai është zgjedhur katër herë radhazi si kryebashkiak i qytetit Sibiu dhe gjithmonë me një shumicë bindëse 70-80%. Ish mësuesi i fizikës me prejardhje gjermane është vlerësuar në qytetin e tij për mënyrën e të sjellurit, se si reformoi administratën dhe pastrimin që i bëri zonës mesjetare të qytetit. Në vitin 2007 Sibiu u zgodh si shembulli më i mirë i integrimit Europian. Në vitin kur vendi iu bashkua BE-së, qyteti "i tij" ishte kryeqyteti kulturor i Europës.

Rajoni ka edhe zhvillim ekonomik. Qindra investitorë të huaj, pjesa më e madhe nga Gjermania dhe Austria, kanë degët e tyre këtu dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në uljen e numrit të të papunëve. Tendeca është drej 0%. Ndërkohë që sipas Eurostat kuota e papunësisë në Rumani është pak më e lartë se 7%.

Efekti Iohannis

Pas suksesit në politikën lokale Iohannis tani do të bindë edhe shumicën në gjithë vendin se ai është burri i duhur për rehabilitimin politik, moral dhe ekonomik të Rumanisë. "Unë kandidoj sepse dua të vendos një tjetër lloj politike në vendin tonë. Më pak Show, më pak zhurmë dhe më shumë zgjidhje konkrete për qytetarët, për Rumaninë", përsërit Iohannis i binudur në intervista dhe shfaqje publike. Pas tij nuk qendrojnë as grupe interesi dhe as perandori mediatike, thotë ai. Dhe kështu ai aludon për kandidatin socialdemokrat Ponta.


Por pyetjes themelore, që shtrohet, as ai nuk mund t'i përgjigjet: A është gati Rumania për një politikan që i përket një pakice etnike dhe fetare? Sot në Rumani jetojnë rreth 40.000 gjermanë, ku popullisa e përgjithshme është 20 banorë. Ata konsiderohen punëtorë dhe seriozë, të ndershëm dhe korrektë. Shumë rumunë, të cilët jetojnë në Rumaninë Qendore dhe në Perëndim, vlerësojnë këto tipare. Kjo u duk qartë në raundin e parë të zgjedhjeve më 2 nëntor. Atje Iohannis ishte fitues. Ndërsa në Jug dhe Lindje votuesit ishin qartësisht pro Pontës.

Megjithatë një mit përforcon rezultain e raundit të parë: Flitet për efektin Iohannis, ashtu si në vitin 2008 në SHBA, kur Obama fitoi zgjedhjet presidenciale në mënyrë të papritur. "Njerëzit janë të tejngopur me politikën aktuale", shpjegonte Iohannis në një interivstë. Nëse idetë e tij do të mbështeten në gjithë vendin, mbetet për tu parë më 16 nëntor.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UKRAINË - BËN BETIMIN UDHËHEQËSI SEPARATIST ZAKHARCHENKO (11.04.2014)
GORBACHEV ISHTE I PARI QË KËRKOI SHEMBJEN E MURIT TË BERLINIT (11.04.2014)
DUKET SE BOKO HARAMI NUK I LIRON VAJZAT E RRËMBYERA (11.01.2014)
NË KËRKIM TË NJË VAJZE LINDËN 12 DJEM - PO PRESIN FËMIJËN E 13-të (10.30.2014)
SHBA - INFERMIERJA SHËROHET NGA EBOLA (10.29.2014)
New York Post- VLADIMIR PUTINI I KANË MBETUR EDHE TRI VJET JETË (10.29.2014)
DËNOHET MIKU I TË AKUZUARIT PËR SULM NË MARATONËN E BOSTONIT (10.29.2014)
ILUZIONISTI NDIHMON PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA (10.28.2014)
KREU I VULLNETARËVE RUSË NË UKRAINË - GATI PËR KOSOVË NËSE NA THËRRASIN (10.28.2014)
LIDERI VERIKOREAN KA RIPARUAR NYJËN E KËMBËS (10.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]