VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

WALESA - PUTIN I KA SHPALLUR LUFTË PERËNDIMIT

E Shtunë, 11.08.2014, 10:20am (GMT1)



Ish-presidenti polak, Lech Walesa, i cili ka fituar çmimin Nobel për paqen ka akuzuar presidentin rus se i ka shpallur luftë botës.

Walesa beson se, Vladimir Putin nuk i respekton detyrimet ndërkombëtare për Ukrainën dhe integritetin territorial të saj.

Ish-lideri i Polonisë, që i rezistoi regjimit komunist dhe statusit që kishte Polonia si satelit i Bashkimit Sovjetik thotë se, Putin në marrëdhëniet ndërkombëtare përdor metoda të jashtëligjshme.

"Evropa dhe bota është përgjegjëse dhe po përpiqen të shmangin konfrontimin. Është një situatë shumë e rrezikshme dhe ne duhet të jemi të bashkuar dhe të japim përgjigjen e duhur", thotë Walesa.

Kurse kreu i Iniciativës për Mbrojtjen, Romuald Szeremietiew mendon se, Rusia nuk po kërkon luftë pasi mendon se me NATO-n mund të matet vetëm duke përdorur potencialin nuklear dhe jo atë tradicional.

"Rusia po kërkon të hyjë në territorin e NATO-s dhe të kontrollojë se deri në çfarë niveli NATO mund të reagojë. Vendi për këtë eksperiment janë vendet Baltike, ku ka dhe një numër të madh minoritar. Rusia po ecën me centimetra drejt Perëndimit", thotë Szeremietiew.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.