KONFIRMOHEN DISA AKUZA KUNDËR PRINCESHËS SPANJOLLE
E Shtunë, 11.08.2014, 11:35am (GMT+1)
Princesha Cristina
Motra e mbretit spanjoll, Felipe, princesha Cristina, mund të përballet me gjykim, pasi një gjykatë spanjolle ka mbajtur në fuqi akuzat kundër saj, për mashtrim me taksa.
Megjithatë, gjykata e lartë në Palma de Mallorka ka hedhur poshtë akuzat për shpëlarje parash.
Akuzat kanë të bëjnë me disa marrëveshje biznesore të bashkëshortit të saj, Inaki Urdangarin.
Ky i fundit dyshohet se ka përvetësuar miliona euro nga Instituti Noos, që është një fondacion sportiv.