E Premte, 03.29.2024, 08:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
BUSH SENIOR - 'GJERMANIA E BASHKUAR I KA PËRMBUSHUR PRITJET E MIA'

E Djelë, 11.09.2014, 09:20am (GMT+1)


George H. W. Bush

George H. W. Bush ishte president i SHBA, kur ra muri i Berlinit. Në intervistë me DW 90 vjeçari tregon, se si e bindi presidentin sovjetik Gorbaçov për ribashkimin e Gjermanisë.


Deutsche Welle: Zoti Bush, nëse ju kujtohet viti 1989, si e keni parë personalisht rënien e Murit?

George H. W. Bush:
Edhe pse mua personalisht më gëzonte ajo, që po ndodhte, unë kam patur kujdes që të mos u jap mediave deklarata të nxituara. Ne duhet të reagonim me kujdes dhe maturi në lidhje me lajmet e mira. Varej se si do të sillej presidenti Gorbaçov, por edhe se si do të reagonin kundërshtarët e tij në Bashkimin Sovjetik. Nuk ishte koha për të rrahur gjoksin.

Si e keni bindur ju dhe kancelari gjerman Helmut Kohl presidentin sovjetik Gorbaçov, që Gjermania të ribashkohet dhe të bëhet anëtare e NATO-s?


Ne jemi përpjekur që në debatin për ribashkimin të kemi një ton konstruktiv dhe të sinjalizojmë gatishmërinë tonë për bashkëpunim. Ne nuk donim në asnjë mënyrë, që ribashkimi dhe një Evropë e re, e bashkuar dhe e lirë, të vinte në kurriz të kombeve të tjera. Lindja dhe Perëndimi duhej të ishin të përfshira njëlloj. Ne ishim të vetëdijshëm se në ndryshimet, që po bëheshin, nuk duhej të kishte fitues dhe humbës.

Kancelari i atëhershëm Helmut Kohl e ka thënë qartë se marrëdhëniet e tij të ngushta me ju kanë patur rëndësi vendimtare për ribashkimin e Gjermanisë. A mund t'ju kujtohen vendimet më të rëndësishme, që ju desh të merrnit?

Vendimi më i vështirë ka qenë, nëse ne duhej ta mbështesnim ribashkimin. Por sidomos për shkak të marrëdhënieve të ngushta dhe të besuara, që ju përmendët, në fund nuk qe e vështirë të merrej vendimi.

Në fjalimin tuaj para popullit gjerman më 2 tetor 1989 ju thatë, se në një botë pa Mur Gjermania do të japë plotësisht kontributin e saj për paqen dhe sigurinë në botë. A i ka përmbushur Gjermania pritjet tuaja?

Po, më shumë se kaq! Është shumë bukur të shohësh, se si Gjermania ka kapërcyer sfidat e vështira në lidhje me bashkimin dhe që luan një rol kryesor në një sërë çështjesh rajonale dhe globale.


George H. W. Bush

Që kur ju i keni ofruar Gjermanisë një bashkëpunim të ngushtë drejtues, që e keni quajtur "Partneritet në lidership", bota ka ndryshuar në mënyrë dramatike, gjë që ka ndikuar edhe në marrëdhëniet gjermano-amerikane. A është aksi Berlin-Uashington ende mjaft i fortë për të përballuar sfidat e reja ndërkombëtare, si konfliktin në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme?

Unë jam optimist, për sa i përket të ardhmes së përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Sepse jam i bindur se në të dyja vendet ka mjaft njerëz, të cilët e dinë, se ne mund të arrijmë më shumë si aleatë dhe partnerë, se sa secili më vete.

Gjermania dëshiron që të marrë më shumë përgjegjësi në botë. A do të thotë kjo, sipas mendimit tuaj, edhe se qeveria gjermane duhet të rrisë kontributin e Gjermanisë në luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër milicëve terroriste të "Shtetit Islamik"?

Kjo është një çështje e brendshme dhe atë duhet ta rregullojë vetë kancelarja Merkel, të cilën unë e vlerësoj shumë, dhe këshilltarët e saj. Unë kurrë nuk kam qenë për këshilla, që nuk të kërkohen dhe aq më pak, kur vijnë nga një 90-vjeçar.

Në fjalimin tuaj drejtuar popullit gjerman keni theksuar se amerikanët dhe gjermanet kanë vlera të njëjta. Që nga skandali i NSA-së sondazhet tregojnë, se shumë gjermanë e vënë në pyetje këtë dhe janë mosbesues ndaj Shteteve të Bashkuara. Çfarë duhet bërë për të rivendosur besimin dhe për të përmirësuar sërish marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara?

Unë shpresoj se përvjetori i rënies së Murit na bën më shumë të vetëdijshëm, se çfarë kontributi të rëndësishëm ka dhënë populli amerikan dhe qeveria e tij për Gjermaninë dhe prosperitetin e saj, jo vetëm që nga viti 1989, por që nga viti 1945. Kjo është diçka shumë e madhe dhe e qëndrueshme, që shpresoj se nuk do të humbasë forcën e saj rrezatuese nga irritacionet e kohëve të fundit.

George Herbert Walker Bush ka qenë nga viti 1989 deri 1993 president i SHBA.


Bisedën e zhvilloi Gero Schließ në Uashington.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KONFIRMOHEN DISA AKUZA KUNDËR PRINCESHËS SPANJOLLE (11.08.2014)
WALESA - PUTIN I KA SHPALLUR LUFTË PERËNDIMIT (11.08.2014)
AMERIKANI QË VRAU BIN LADENIN, ZBULON IDENTITETIN E TIJ (11.07.2014)
KLAUS IOHANNIS - NJË PRESIDENTI 'GJERMAN' PËR RUMANINË (11.04.2014)
UKRAINË - BËN BETIMIN UDHËHEQËSI SEPARATIST ZAKHARCHENKO (11.04.2014)
GORBACHEV ISHTE I PARI QË KËRKOI SHEMBJEN E MURIT TË BERLINIT (11.04.2014)
DUKET SE BOKO HARAMI NUK I LIRON VAJZAT E RRËMBYERA (11.01.2014)
NË KËRKIM TË NJË VAJZE LINDËN 12 DJEM - PO PRESIN FËMIJËN E 13-të (10.30.2014)
SHBA - INFERMIERJA SHËROHET NGA EBOLA (10.29.2014)
New York Post- VLADIMIR PUTINI I KANË MBETUR EDHE TRI VJET JETË (10.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart�]