VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GEORGE W BUSH - DO TA NDIHMOJ VËLLAIN TË ZGJIDHET PRESIDENT

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
GEORGE W BUSH - DO TA NDIHMOJ VËLLAIN TË ZGJIDHET PRESIDENT

E Hënë, 11.10.2014, 03:25pm (GMT+1)



Ish-Presidenti George W Bush tha se kishte 50% shans që vëllai i tij, Jeb Bush, ish-guvernatori i Florida-s të kandidojë për president në 2016.

Ky do të ishte i treti anëtar i familjes që do të kandidonte për postin më të lartë në SHBA në tre dekada, shkruan Illyria, e cila sjell një vështrim të gjerë për "dinastinë" Bush.

W Bush foli për këtë, por edhe për presidencën e tij, për babain e tij, gjithashtu ish-president të vendit dhe për tema të tjera gjatë intervistës në programin e njohur televiz "Face the Nation" (Përballu me kombin) të gazetarit veteran Bob Schieffer. Intervista e plotë do të shfaqet sonte në darkë, por një transkript ka dalë tashmë për median.

Intervista u bë për të promovuar librin e fundit të botuar nga ish-Presidenti George W Bush.
"Ka shumë shpekulime për të dhe unë nganjëherë i nxis ato kur them se shpresoj që të kandidojë", tha Bushi duke folur për vëllain e tij. "Mendoj se ka 50% mundësi që të ndodhë".
"Unë dhe ai jemi shumë të afërt. Nuk është se po troket vazhdimisht në derën time, nga agonia nëse duhet të kandidojë apo jo. Ai e di me saktësi se cilat janë pasojat ndaj familjes, për shembul. Ka parë se çfarë i kandidhur babait dhe vëllait të tij gjatë presidencës", tha George W.

Jeb Bush është nga më të përmendurit si kandidatë të mundshëm republikanë për të zëvendësuar Presidentin Barack Obama në 2016. Mirëpo, ai ka thënë se nuk e ka vendosur kryesisht sepse është i shqetësuar se si mund të ndikojë kandidimi në jetën e familjes së tij.
Mirëpo, George W. Bush tha se nëse ka një gjë që si ai ashtu dhe babai i tij, ish-Presidenti George H.W. Bush, dëshmuan është që është e mundur të jesh babai i mirë dhe të mos sakrifikosh familjen dhe besimin ndërkohë që punon si president.

"Unë e futa familjen time nëpër atë vorbull", i tha Bush gazetarit Schieffer. "Dhe një nga mësimet që mund të nxjerrësh nga George H.W. Bush është se mund të hysh në politikë dhe përsëri të jesh një baba i mirë. Me fjalë të tjera, nuk ka nevojë të komprometosh familjen tënde. Unë e di se përparësia e Jeb (e Xhebit) është familja e tij. Por e di që edhe vendin e tij e ka përparësi. Po ashtu edhe besimin e tij të thellë. Dhe ai e ka parë që nuk ka nevojë që të heqësh dorë prej tyre për t'u bërë politikan".
Ai tha më tej se ishte i gatshëm të bënte çfarëdo që i vëllai do të kishte nevojë nëse kandidonte.

"Nëse më do aty nëpër popull do të jem aty mes popullit. Nëse më do që të qendroj mbrapa skenave, do të qendroj mbrapa skenave", tha Bush.
Në fakt, nëse kandidon vërtet ka shumë mundësi që të ndodhë kjo e dyta. George W Bush e mbaroi presidencën e tij në kushte jo të favorshme. Dy luftëra që i kishte nisur dhe nuk i kishte mbyllur dot dhe një krizë e rëndë gati e paparë financiare ishin disa nga arsyet që e kishin rrëzuar përtokë mbështetjen për të mes amerikanëve.
Do të ishte pra një çudi nëse Jeb Bush do të kandidonte dhe akoma më shumë nëse do të kërkonte që vëllai i tij të ndodhej në tribunë për t'u kujtuar njerëzve vitet problematike të funddekadës së kaluar.

Vetë George W Bush nuk është shumë publik. Ndryshe nga ish-presidentë si Bill Clinton dhe Jimmy Carter, ai ka preferuar një jetë familjare, me një aktivitet humanitar pa bujë e të patrumbetuar në media dhe me pasionin e tij të ri pikturën.

Edhe intervistat mbeten të rralla. Arsyeja se pse e dha këtë intervistë që jepet e plotë sot është se ka botuar një libër kushtuar babait të tij "41: A Portrait of My Father" (41: Një Protret i Babait Tim). 41 sepse Presidenti George H W Bush ishte presidenti i 41-të që nga pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai tregon se sa e rëndë kishte qenë për të, të shihte në 1992 se si Bill Clinton fitoi kundër babait të tij.

"Kur njerëzit kritikojnë tim atë, të cilin e admiroj shumë, shpesh nuk reagoj mirë dhe është diçka që vërtet, vërtet që më prek", tha ai. "Kur më kritikonin mua, nuk më digjte kurrë aq shumë".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BUSH SENIOR - 'GJERMANIA E BASHKUAR I KA PËRMBUSHUR PRITJET E MIA' (11.09.2014)
KONFIRMOHEN DISA AKUZA KUNDËR PRINCESHËS SPANJOLLE (11.08.2014)
WALESA - PUTIN I KA SHPALLUR LUFTË PERËNDIMIT (11.08.2014)
AMERIKANI QË VRAU BIN LADENIN, ZBULON IDENTITETIN E TIJ (11.07.2014)
KLAUS IOHANNIS - NJË PRESIDENTI 'GJERMAN' PËR RUMANINË (11.04.2014)
UKRAINË - BËN BETIMIN UDHËHEQËSI SEPARATIST ZAKHARCHENKO (11.04.2014)
GORBACHEV ISHTE I PARI QË KËRKOI SHEMBJEN E MURIT TË BERLINIT (11.04.2014)
DUKET SE BOKO HARAMI NUK I LIRON VAJZAT E RRËMBYERA (11.01.2014)
NË KËRKIM TË NJË VAJZE LINDËN 12 DJEM - PO PRESIN FËMIJËN E 13-të (10.30.2014)
SHBA - INFERMIERJA SHËROHET NGA EBOLA (10.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]