VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
MBETET NË FUQI URDHËRARRESTI PËR ASSANGE E Enjte, 11.20.2014, 07:27pm (GMT1) Julian Assange Një gjykatë në Suedi ka mbajtur në fuqi urdhërin për arrest kundër themeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange, në një rast të sulmit seksual. Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Assanges që të revokohet urdhër-arresti, i lëshuar në vitin 2010. Dy gra në Suedi akuzojnë Assangen për sulm seksual. Assange i hedh poshtë akuzat dhe ka gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, qysh në vitin 2012, për të shmangur ekstradimin. Ai thotë se ka frikë se Suedia mund ta dërgojë në Shtetet e Bashkuara, për t'u përballur me ndjekje penale për publikimin dokumenteve të klasifikuara amerikane në WikiLeaks, më 2010. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |