VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEGJENDA E FUTBOLLIT SHTROHET NË SPITAL

E Premte, 11.28.2014, 10:16am (GMT1)



Lajme jo të mira vijnë nga Brazili për legjendën e gjallë të futbollit, Pele, i cili prej katër ditësh është shtruar në një spital në gjendje kritike.

74-vjeçari është shtruar të hënën në spitalin "Albert Anshtajn" në Sao Paolo, dhe shkak të një infeksioni në rrugët urinare.

 "Gjendja e pacientit Edson Arantes do Nashimento është e paqëndrueshme dhe për të qenë në një monitorim më të mirë, është transferuar në  një repart të specializuar",  njoftoi zyra e informacionit të spitalit "Albert Anshtajn".

Tri herë kampioni i botës është shtruar me urgjencë për herë të parë në të njëjtin spital më 12 nëntor për shkak të dhimbjeve në veshka.

Pele pritej të ishte i pranishëm në një veprimtari në muzeun "˜Pele' për prezantimin e një libri, por tri orë para nisjes, është anuluar gjithçka. Pas heqjes së gurëve në veshka, Pele ka dalë nga spitali pas 3 ditësh.

Pasi ka lënë spitalin, ish-kampioni brazilian, tashmë 74 vjeç, kishte njoftuar se qëndroi disa ditë pushim në shtëpinë e tij në Santos.

Problemet shoqëruar me dhimbje të forta janë rikthyer sërish të hënën sërish për të njëjtin problem.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.