VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËRKOHET SHKARKIMI I REPUBLIKANES QË KRITIKOI VESHJEN E VAJZAVE TË OBAMËS

E Hënë, 12.01.2014, 08:29am (GMT1)

  
Një ndihmëse e lartë republikane, Elizabeth Lauten, po përballet me thirrjet se ajo duhet të pushohet nga puna, pas një statusi " pa klasë" që kishte shkruar në Facebook, për vajzat e Barack Obamas, e që ka ngjallur reagime të shumta.

Lauten, zëdhënësja e Stephen Fincher, një kongresmeni republikan nga Tenesi, shkroi një post të ashpër duke i sharë dy vajzat e Obamas, Malian 16 dhe Sashan 13 vjeçare, për veshjet e tyre të papërshtatshme dhe se ato dukeshin të mërzitura, gjatë pjesëmarrjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën së bashku me babin e tyre, me rastin e "Turkey Pardon".

Në këtë post ajo ka shkruar: "Mundohuni të tregoni pak klasë. Në fund të fundit respektoni pjesën që po e luani".

Vajza e parë e Obamas, dukej e irrituar, përderisa, ai lëshoi mesazhin vjetorë kombëtar të falënderimeve, duke kursyer një zog nga tavolina e darkës.

Reagimet e motrave adoleshente, kanë ndezur kryesisht komente kënaqësia tek qytetarët, por komentet e Lauten sigurisht ishin krejt të kundërta, ato po konsiderohen kaustike.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.