VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSI - URDHËROHET ARRESTIMI I AVOKATIT QË SYNON AZIL NË SHBA

E Hënë, 12.01.2014, 09:25am (GMT1)


Andrei Stolbunov


Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar arrestimin e avokatit antikorrupsion, Andrei Stolbunov, i cili kërkon azil në Shtetet e Bashkuara.

Stolbunov i pat thënë Radios Evropa e Lirë se ai kishte kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara, më herët këtë vit, pasi autoritetet e Rusisë synonin ndjekjen e tij për shkak të akuzave të "fabrikuara" për zhvatje.

Klienti më i njohur i avokattit Stolbunov ishte Mikhail Beketov, një gazetar dhe aktivist i ambientit, i cili ka mbetur me lëndime në tru, pasi ishte rrahur rëndë në një lagje të Moskës në vitin 2008 dhe ka vdekur vitin e kaluar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.