VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

COCO CHANEL - AGJENTE E HITLERIT

E Mërkurë, 12.03.2014, 08:04am (GMT1)



Hulumtuesit francezë pretendojnë se kanë gjetur dëshmi të pakundërshtueshme se Coco Chanel, ka punuar si spiune për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentari gjithashtu ngriti pyetje rreth rolit të luajtur nga të famshëm të tjerë francezë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe këngëtarë si Edith Piaf dhe Maurice Chevalier dhe dramaturgu Sacha Guitry.

Sipas dokumentarit të transmetuar të hënën, përfshirja e ikonës së modës Chanel me nazistët filloi rreth kohës së rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. Ajo u kthye në Paris menjëherë pas kësaj ngjarjeje dhe u vendos në hotelin Ritz, i cili u kthye në selinë franceze të aviatorëve militarë gjermanë të "Luftwaffe" në atë kohë.

Coco Chanel filloi shumë shpejt një marrëdhënie me një oficer të lartë të Gestapos, i njohur me emrin Baron Hans Gunther von Dincklage dhe u bë së tepërmi e njohur në rrethet e larta naziste. Chanel thuhet se u dërgua në vitin 1943 në Madrid për të shfrytëzuar njohjen e saj me Winston Churchill, për të arritur një armëpushim nga ushtarët britanikë të stacionuar atje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.