VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

(UPDATED) OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it - HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN!

E Premte, 12.05.2014, 11:24pm (GMT1)


HUMAN RIGHTS WATCH: LIRONI MENJËHERË GAZETAREN


“Khadija Ismayilova është një lajmëtare e papërshtatëshme dhe arrestimi i saj bëhet si përpjekje e qeverisë së Azerbaxhianit për të ndaluar zërat dhe bërë që të heshtin zërat kundërshtues,” tha Giorgi Gogia, studiues i Kaukazit Jugor në Human Rights Watch. “Ajo duhet të lirohet menjëherë.”



OSBE DËNON ARRESTIMIN E GAZETARES SË REL-it -

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar arrestimin e gazetares hulumtuese, Khadija Ismayilova, e cila kontribuon për Shërbimin e Azerbajxhanit të Radios Evropa e Lirë.

“Arrestimi i Ismayilovas nuk është asgjë tjetër pos një frikësim i orkestruar, i cili është pjesë e një fushate të vazhdueshme për të heshtur zërat e lirë dhe kritikë”, ka thënë përfaqësuesja për media e OSBE-së, Dunja Mijatoviq.

“Unë e përsëris thirrjen time për autoritetet e Azerbajxhanit që të ndalojnë këtë praktikë, e cila është e dëmshme për lirinë e medias”, ka shtuar Mijatoviq.

Ismayilova është dënuar nga një gjykatë në Baku me dy muaj paraburgim, nën akuzat se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.