VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA DËRGOHET NË SPITAL PËR NJË KONTROLL

E Djelë, 12.07.2014, 09:35am (GMT1)



SHBA- Presidenti Barack Obama është dërguar në spital për të bërë një kontroll pasi është ankuar për dhimbje të fytit, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Obama ka pasur probleme me fytin duke shtyrë mjekun e tij, Ronny Jackson, që të këshillonte Presidentin për të shkuar në spitalin Walter Reed National Military Medical Center në Bethesda të Marylandit.

Mediat amerikane nënvizojnë se është e rrallë që Presidenti të vizitohet në një spital jashtë rezidencës presidenciale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se presidenti Obama është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka asgjë serioze.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.