VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KREMLINI URDHËROI SPIUNEN RUSE ANNA CHAPMAN TË JOSHTE EDWARD SNOWDENIN

E Enjte, 12.11.2014, 09:37am (GMT1)


Spiunia ruse, Anna Chapman, u përpoq të joshte Edward Snowdenin, ish-punonjësin e agjencisë amerikane të spiunazhit, me urdhër të Kremlinit.

Duke cituar një ish-agjent spiunazhi të KGB-së, Boris Karpichkov, "New York Post" shkruan se plani ishte që 32-vjeçarja Chapman të mbante Snowden në Moskë, në mënyrë që agjentët rusë të mund të vazhdonin ta pyesnin për sekretet amerikane të sigurisë.

Sipas Karpichkov, kjo ishte e gjitha pjesë e planit, por Snowden filloi të shqetësohej për pasojat. "Nëse Snowden do të pranonte, atëherë ai do kishte të drejtë të merrte shtetësinë ruse. Kjo do ta bllokonte atë në Rusi. Si një qytetar, atij do i duhej leje për t'u larguar", tha për "London's Sunday People", ish-agjenti Karpichkov.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.