VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FRANCEZI I MARRË PENG NGA AL QAIDA MBËRRIN NË PARIS

E Enjte, 12.11.2014, 09:42am (GMT1)



Sergei Lazareviç, francezi i fundit i marrë peng, u lirua. Ai u mbajt i rrëmbyer për rreth tre vjet nga një degë e al-Qaidës në Afrikën veriore.

50-vjeçarin Lazareviç e priti Presidenti Francois Hollande. Ai mbërriti në Paris dje në mëngjes, disa orë pas lirimit të tij.  

Serge Lazareviç, i cilin u rrëmbye tre vjet më pare në Malin verior, foli me gazetarët në ambasadën franceze në kryeqytetin Niamey të Nigerit.

"Do të doja të falenderoja presidentin e Nigerit, që ndodhet këtu tani, si dhe popullin Nigerian, që bashkëpunoi me Francën për lirimin tim. Ju falenderoj të gjithëve."

Ai u lirua disa ditë pasi u liruan dy luftëtarë të al-Qaidës të burgosur në Mali për rrëmbimin e tij dhe të kolegut të tij, Philippe Verdon. Verdon u gjend i vrarë në korrik të vitit 2013.

Dy të ndaluarit e al-Qaidës iu transferuan të shtunën ndërmjetësuesve në Niger, që më pas ja dorëzuan ata al-Qaidës.

Lirimi i  Lazareviçit shtroi pikëpyetje lidhur me lëshimet që mund të ketë bërë qeveria franceze, me qëllim që të realizonte lirimin e tij nga  dega e al-Qaidës në vendet e Magrebit islamik.

Franca këmbëngul që nuk paguan para për lirimin e pengjeve, por në shtator pranoi se "vende të tjera e kanë bërë një gjë të tillë për interes të Francës". 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.