VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIS BOTA 2014 - NJË AFRIKANOJUGORE

E Martë, 12.16.2014, 04:13pm (GMT1)



Miss Bota për këtë vit është studentja e mjekësisë nga Afrika e Jugut, Rolene Strauss. Bukuroshja afrikano-jugore e mori titullin në një ceremoni madhështore në Londër dje, duke lënë pas 120 konkurrente të tjera. Vendin e dytë e zuri Edina Kulcsar nga Hungaria dhe të tretin Elizabeth Safrit nga Shtetet e Bashkuara.

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në gjithë botën me një audience prej mbi 2 miliardë vetësh, sipas organizatorëve. Strauss është e treta afrikano-jugore që e fiton këtë titull. Ajo shprehu krenarinë që përfaqësonte Afrikën e Jugut.

Ceremonia e 64 e Miss Botës u mbajt vetëm disa ditë pasi Miss Honduras, Maria Jose Alvarado u vra në prag të pjesëmarrjes në konkurs. Shumë nga pjesëmarrëset nderuan kujtimin e saj.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.