E Shtunë, 09.19.2020, 10:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
I ATI I PILOTIT TË KAPUR JORDANEZ - THIRRJE ISIS

E Premte, 12.26.2014, 09:55am (GMT+1)



Babai i një piloti ushtarak jordanez të kapur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri iu lut grupit kryengritës ta kthejë pilotin pranë familjes. Ndërkohë, ushtria amerikane thotë se ka prova se avioni luftarak jordanez nuk është rrëzuar nga militantët e shtetit islamik, siç deklaroi ky grup të mërkurën.

Babai i jordanezit të kapur u bëri thirrje ekstremistëve fetarë për ta trajtuar djalin e tij Muath al-Kasaesbeh si një "mysafir" e jo si peng, duke u thënë atyre se "ne të gjithë jemi myslimanë."

"Kam dërguar një mesazh për vëllezërit tanë bujarë të shtetit islamik në Siri: U lutem atyre t'i rezervojnë djalit tim mikpritje bujare. I lutem zotit  t'u mbushë atyre zemrat me dashuri, dhe që ai të kthehet pranë familjes," tha i ati i pilotit të kapur.

Jordania konfirmoi dje se piloti është kapur. Ai po drejtonte një avion luftarak F-16 si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër shtetit islamik, kur u rrëzua në afërsi të të Raqqa-s, bazë e militantëve në veri të Sirisë.

Ushtria amerikane pranoi se aeroplani është rrëzuar por mohoi pretendimet e grupit Shteti Islamik se është rrëzuar nga militantët e tij.

Ushtria jordaneze tha se e mban grupin militant përgjegjës për jetën e pilotit. Ajo tha se po shton përpjekjet për të siguruar lirimin e pilotit.

"Në kushtet kur kemi pak informacione, mund të them se qeveria do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të siguruar lirimin e pilotit," tha zëdhnësi i qeverisë jordaneze.

Gjenerali amerikan Lloyd Austin, i cili mbikëqyr luftën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA kundër shtetit islamik në Siri dhe Irak, i dënoi fuqimisht militantët për kapjen e pilotit të rrëzuar. Piloti jordanez është personi i parë nga ky koalicion që kapet rob.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GEORGE H W BUSH SHTROHET NË SPITAL (12.24.2014)
VDES KËNGËTARI I FAMSHËM XHO KOKER (12.22.2014)
SHBA - LEGJENDA E BOKSIT MUHAMET ALIU NË SPITAL (12.21.2014)
People - KATE UPTON 'FEMRA MË TUNDUESE NË BOTË' (12.20.2014)
JEB BUSH DHE GARA PRESIDENCIALE (12.19.2014)
ISH MARINSI AMERIKAN FUTET NË GREVË URIE NË IRAN (12.17.2014)
TË DHËNA TË REJA NGA RËNIA E ÇAUSHESKUT (12.17.2014)
LIBERALËT DHE ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2016 (12.17.2014)
JEB BUSH PO E SHQYRTON SERIOZISHT KANDIDIMIN PËR PRESIDENT (12.17.2014)
MIS BOTA 2014 - NJË AFRIKANOJUGORE (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lart]