VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 'TIMES' SHPALL KANCELAREN MERKEL 'PERSON I VITIT 2014'

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 08:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
'TIMES' SHPALL KANCELAREN MERKEL 'PERSON I VITIT 2014'

E Premte, 12.26.2014, 11:50am (GMT+1)



Sipas gazetës britanike Merkel ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë. Ajo e ka rikthyer perëndimin tek vlera e tij themelore.

Gazeta konservatore "Times" shpall kancelaren gjermane Angela Merkel si "Personin e vitit 2014". Në një analizë të po kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli ia ka dalë të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës. "Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t'i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse. "

"Times" vëren se në këtë rang politikanësh vetëm njëra ia ka dalë të profilizohet siç duhet: Kancelarja gjermane Angela Merkel. "Ajo është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë orë bisedimesh direkte ndërmjetësuese me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin ajo është përpjekur t'i tregojë kufijtë ambicieve të tij."

Gazeta konservatore britanike e lëvdon kancelaren gjermane për kthimin e perëndimit në vlerat e tij. "Perëndimi me ndihmën e saj është përqëndruar tek vlerat e tij themelore duke u bërë i vetëdijshëm se përse ia vlen të luftosh. Merkel është politikanja më e shkëlqyer në Europë, gruaja më e fuqishme e botës - dhe për Times - "Personi i vitit 2014."

Bisedime të vështira në Minsk

Një nga angazhimet më të rëndësishme të kancelares Merkel gjatë vitit 2014 ka qenë gjetja e një zgjidhjeje për krizën në Ukrainë. Ndërmjetësimi i Gjermanisë mes palëve ka qenë i fuqishëm, sidomos në ruajtjen e dialogut në grupin e kontaktit. Ndërkohë në Minsk grupi i kontaktit është takuar rishtazi të premten (26.12)për bisedimet e paqes me qeverinë e Kievit dhe separatistët prorusë. Të dyja palët duket se kanë vështirësi të afrohen. I vetmi konfirmim sipas të dhënave të separatistëve, citojnë mediat, ka qenë shkëmbimi i të burgosurve.


Në bisedimet e Minskut separatistët duan që qeveria në Kiev t'i japë fund bllokadës ekonomike në Donbas. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit të arritur tre muaj më parë në Minsk. Në bisedimet e Minskut marrin pjesë edhe përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
I ATI I PILOTIT TË KAPUR JORDANEZ - THIRRJE ISIS (12.26.2014)
GEORGE H W BUSH SHTROHET NË SPITAL (12.24.2014)
VDES KËNGËTARI I FAMSHËM XHO KOKER (12.22.2014)
SHBA - LEGJENDA E BOKSIT MUHAMET ALIU NË SPITAL (12.21.2014)
People - KATE UPTON 'FEMRA MË TUNDUESE NË BOTË' (12.20.2014)
JEB BUSH DHE GARA PRESIDENCIALE (12.19.2014)
ISH MARINSI AMERIKAN FUTET NË GREVË URIE NË IRAN (12.17.2014)
TË DHËNA TË REJA NGA RËNIA E ÇAUSHESKUT (12.17.2014)
LIBERALËT DHE ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2016 (12.17.2014)
JEB BUSH PO E SHQYRTON SERIOZISHT KANDIDIMIN PËR PRESIDENT (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]