VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Bild - NATO DO TA RRËZOJË PUTININ MË 2015

E Djelë, 12.28.2014, 10:01am (GMT1)


A do të rrëzohet Putin nga pushteti në 2015? Sipas të përditshmes prestigjioze gjermane "Bild", NATO nuk e përjashton këtë mundësi.

Njeriu që rilindi Rusinë pas krizës së viteve '90 është nën presion të fortë nga rrethi i oligarkëve për të ndryshuar kursin politik.

Madje "Bild" beson se në Kremlin tashmë ambiciet për pushtet, si pasardhës të Putinit janë shfaqur në të gjitha dimensionet.

E përditshmja gjermane shkruan se borxhet e shumta, një ekonomi gjithnjë e më në krizë dhe së fundi rrënimi i rublës dhe çmimi i naftës janë këmbanat e forta të alarmit.

Disa analistë mendojnë se madje nafta është arma më e fortë për të rrëzuar nga pushteti regjime të caktuara.

Edhe qeveria gjermane e konsideron si të mundshëm rrëzimin e Putinit. Eksperti i CDU, Karl-Georg Vellman, tha për "Bild" se thellimi i kriza ekonomike e sociale në Rusi po e vendos atë gjithmonë e më shumë në rrezik.

Në librin "Shembja e një Perandori, leksione për Rusinë moderne" të Jegor Gajdar, kryeministrin e parë të Boris Jelcin pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, është arritur në përfundimin se çmimi i naftës ishte arsyeja kryesore që çoi në këtë zhvillimi historik.

Sepse ekonomia sovjetike varej thuajse tërësisht nga eksporti i arit të zi. Ndërkohë që, mbi 62% e eksporteve ruse sot në botë janë naftë dhe gaz.

Në 2015 ekonomia ruse parashikohet të rrudhet me 4.5%. Rreth 600 miliardë dollarë mendohet se kanë të depozituara kompanitë e mëdha jashtë vendit, ndërsa kjo shumë mund të rritet edhe me 125 miliardë të tjera nga frika e një "shembje" të ngjashme me atë sovjetike të perandorisë Putin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.