VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GEORG BUSHI BABAI E FESTOI VITIN E RI NË FAMILJE

E Enjte, 01.01.2015, 11:14am (GMT1)



Ish-presidenti amerikan, Georg Bushi Babai, në prag të Vitit të Ri doli nga një spital në Huston, pas qëndrimit gati njëjavësh për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Zëdhënësi i familjes, Jim McGrath, tha se zoti Bush, 90 vjeçar, po pushon në shtëpi dhe u "falënderohet mjekëve dhe motrave medicinale për kujdesin e tyre madhor" në Methodist Hospital, raporton AP nga Hjustoni.

Georg H. W. Bush, ish-presidenti më i vjetër amerikan i gjallë, para një jave ishte dërguar me ambulancë mjekësore në spital, për shkak të masës së kujdesit, meqë kishte pasur probleme me frymëmarrje. Në spital i kaloi edhe Krishtlindjet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.