VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AL-LIBI VDES PARA FILLIMIT TË GJYQIT KUNDËR TIJ

E Shtunë, 01.03.2015, 06:08pm (GMT1)


Një anëtar i dyshuar i al-Kaidës vdiq, disa ditë para se të dilte në gjyq në Nju Jork në lidhje me sulmet me bomba në dy ambasada amerikane në vitin 1998.

Bernard Kleinman, avokati i Abu Anas al-Libit, tha se klienti i tij që kishte hepatitin C dhe vuante nga kanceri i mëlçisë, vdiq dje në një spital në zonën e Nju Jorkut.

Libi dhe Khalid al-Fawwaz, një saudit do të dilnin në gjyq më 12 janar për sulme në Kenia dhe Tanzani që shkaktuan vdekjen e mbi 200 vetëve.

Kleinman, avokati i Libit tha se gjendja shëndetësore e klientit të tij ishte keqësuar me shpejtësi muajin e kaluar.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.