VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AUSTRI - ORTEKU VRET DY SKIATORË AMERIKANË E Martë, 01.06.2015, 06:39pm (GMT1) Ekipi amerikan i skive po mban zi për për dy anëtarë të tij, të cilëve i mori jetën orteku në Alpet Austriake. Incidenti ndodhi dje, në qendrën austriake të skive Soelden, ku mbahen garat vjetore të hapjes së Kampionattit Botëror të Skive. Drejtuesi i ekipit amerikan të skive Patrick Riml tha se ekipi i tij është tornditur rëndë nga kjo fatkeqësi. Gjashtë anëtarët të ekipit amerikan po bënin ski në grup kur ata u goditën nga orteku: katër prej tyre mundën të shpëtojnë por, 20-vjeçari Ronnie Berlack dhe 19-vjeçari Bryce Astle mbetën të vdekur. Në momentin kru ndodhi fatkeqësia me skiatorët nuk ndodhej asnjëri prej trajnerëve. Në atë zone ishte paralajmëruar për rrezikun e orteqeve, pas disa ditë bore të madhe dhe zbutjes së temperaturave. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |