VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PILOTJA UKRAINASE DËRGOHET NË QELI TË BURGUT NË MOSKË

E Premte, 01.09.2015, 05:15pm (GMT1)


Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko, është vendosur në qeli në një qendër të paraburgimit në Moskë.

Avokati i saj, Mark Feigin, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se ajo është vendosur në qeli për shkak të grevës që ajo e ka mbajtur tash e një muaj.

Savchenko është zënë nga separatistët pro-rusë më 18 qershor në Luhansk që gjendet në lindje të Ukrainës, ndërsa është burgosur në muajin korrik.

Autoritetet ruse e kanë akuzuar atë për vdekjen e dy gazetarëve rusë, të cilët janë vrarë gjatë mbulimit të konfliktit në Ukrainë.

Ajo i mohon akuzat dhe thotë se transferimi saj në Rusi është i paligjshëm.

Avokati ka njoftuar se Savchenko e cila kundër vullnetit të saj i është nënshtruar testeve në një spital psikiatrik, është gjetur e aftë mentalisht për të dalë para gjykatës.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.