VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KAZAKISTAN - KRYEREDAKTORJA NË GREVË URIE

E Hënë, 01.19.2015, 03:56pm (GMT1)


Gulzhan Erghalieva



Kryeredaktorja e revistës Adam Bol (Bëhu njeri), Gulzhan Erghalieva, e ka filluar grevën e urisë, pasi autoritetet e kanë mbyllur këtë revistë.

Kjo gazetare e njohur, që është ballafaquar me presion nga agjencitë për zbatimin e ligjit për vite të tëra, e ka filluar sot grevën e urisë në lokalet e revistës së vet në qytetin, Alma-Atë, në shenjë proteste ndaj mbylljes.

Në dhjetor, një gjykatë në këtë qytet urdhëroi mbylljen e saj për "propagandë lufte".

Revista ishte mbyllur pasi e ka botuar një intervistë me një aktivist opozitar kazak, që jeton vullnetarisht në ekzil në Ukrainë. Në intervistë ky aktivist e ka fajësuar Rusinë për përfshirje në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.