VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DITA E MARTIN LUTHER KINGUT

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
PERSONAZH
 
DITA E MARTIN LUTHER KINGUT

E Hënë, 01.19.2015, 06:39pm (GMT+1)



Në Shtetet e Bashkuara sot është festë kombëtare, kur amerikanët  kujtojnë udhëheqësin e vrarë të të drejtave civile, Martin Luther King, Jr., në ditëlindjen e tij.  

King u bë i njohur në vitin 1955, kur ai udhëhoqi një bojkot të suksesshëm të autobuzëve publikë, në qytetin jugor Montgomery, të Alabamës, që e detyroi qytetin t'i japë fund praktikës së segregacionit të pasagjerëve me ngjyrë. Ai u bë figurë qendrore e Lëvizjes së të Drejtave Civile në vitet 1950 dhe 1960, duke frymëzuar miliona vetë me fjalimin e tij të famshëm "I Have a Dream" gjatë Marshimit të vitit 1963  në Washington.

Ai mori Çmimi Nobel të Paqes në vitin 1964, i njëjti vit kur u nënshkrua ligji historik i të drejtave civile nga Presidenti Lyndon Johnson.

Doktor Kingun e vranë më 4 prill të vitit 1968 në Memphis të Tennesse-s, ku ju desh të shkonte për të mbështetur punonjësit me ngjyrë që kërkonin barazi në pagë.

Kjo ditë filloi të festohet në vitin 1983, kur Presidenti Ronald Reagan nënshkoi ligjin, që e caktoi të hënën e tretë të janarit ditën kur nderohet Martin Luther King, i cili lindi më 15 janar të vitit 1929.

Kongresi e caktoi Ditën e Martin Kuther Kingut si festë kombëtare në vitin 1994, një veprim që synonte t'i nxiste amerikanët të marrin pjesë në projekte të komunitetit.

Për nder të Dr. Kingut rrjeti televiziv MTV sot transmeton në bardh e zi për 12 orë, për t'i inkurajuar shikuesit të zhvillojnë biseda me miqtë dhe familjarët mbi çështjen e racës. Po sot, MTV do të ketë biseda për marrëdhëniet ndërracore në Shtetet e Bashkuara ku do të jenë të ftuar artistë dhe zyrtarë publikë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAZAKISTAN - KRYEREDAKTORJA NË GREVË URIE (01.19.2015)
RUSI - ANTIFASHISTËT E PËRKUJTOJNË AVOKATIN DHE GAZETAREN E VRARË (01.19.2015)
ARGJENTINË - PROKURORI QË E KISHTE AKUZUAR PRESIDENTEN, U GJET I VDEKUR (01.19.2015)
FRANCA SHPËRBLEN VEPRIMET E LASSANA BATHILYIT (01.18.2015)
ARRESTOHET NJË AMERIKAN NËN DYSHIMET PËR TERRORIZËM (01.16.2015)
MYFTIU I MADH I BOSNJES KRITIKON KARIKATURAT E CHARLIE HEBDO (01.16.2015)
HEROI I PARISIT - SHITËSI MYSLIMAN QË SHPËTOI 6 PENGJE (01.12.2015)
JA ÇFARË THANË TERRORISTËT E PARISIT PAK ORË PARA SE TË VRITESHIN (01.10.2015)
KA VDEKUR FIDEL KASTRO - TWITTER VARROS REVOLUCIONARIN KUBAN (01.10.2015)
PILOTJA UKRAINASE DËRGOHET NË QELI TË BURGUT NË MOSKË (01.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
Lajme Aktuale

Poetesha që ka zgjedhur Obama

 
VOAL
[Shko lartë]