VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA - 'FAMILJET E MËDHA JANË DHURATË E ZOTIT'

E Mërkurë, 01.21.2015, 04:23pm (GMT1)



Papa Françesku ka thënë se familjet e mëdha janë "dhuratë e Zotit".

Komentet vijnë vetëm disa ditë pasi ai ka thënë se katolikët nuk kanë nevojë "të shtohen si lepuj".

Duke folur për gazetarët më 18 janar, në lidhje me kundërshtimet e Kishës Katolike për kontracepsionin artificial, Papa ka thënë se ka shumë mënyra për të rregulluar lindjet, që janë miratuar nga Kisha.

Sot, kreu i Selisë së Shenjtë ka thënë se shkaku kryesor i varfësirë është sistemi i padrejtë ekonomik dhe jo mbipopullimi.

"Familjet e shëndosha janë thelbësore për jetën e shoqërisë",
u ka thënë Papa të tubuarve në Sheshin e Shën Pjetrit.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.