VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDAHET NGA JETA MBRETI I ARABISË SAUDITE

E Premte, 01.23.2015, 08:27am (GMT1)



Televizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka njoftuar se Mbreti Abdullah ka vdekur pas dhjetë vjetësh të qëndrimit në pozitën e mbretit.

Mbreti ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Sipas mediave arabe, Abdullah ka vdekur mbrëmë vonë por nuk janë dhënë detaje.

Ai kishte qëndruar në spital disa javë si rezultat i një infeksioni në mushkri.

Pasardhës i tij do të jetë vëllai i tij, Princi Selman, 79 vjeçar, i cili i ka marrë përgjegjësitë në punë që nga shtrirja në spital e Mbretit Abdullah.

Abdullah, një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara, ka punuar për reforma në vendij e tij duke përfshirë edhe disa mundësi më shumë për gratë.

"Si udhëheqës, ai ishte gjithmonë i sinqertë dhe kishte kurajo për bindjet e tij", ka thënë presidenti amerikan Barak Obama, duke e vlerësuar lartë angazhimin e mbretit të ndjerë.rel

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.