VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

50 VJET NGA VDEKJA E CHURCHILLIT

E Djelë, 01.25.2015, 10:25am (GMT1)


Winston Churchill


Britania ka shënuar dje 50-vjetorin e vdekjes së Winston Churchillit, kryeministrit ikonë, i cili ka udhëhequr vendin e tij drejt mposhtjes së Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Churchill, i cili ka vdekur në moshën 90-vjeçare më 24 janar të vitit 1965, ka qenë kryeministër i Britanisë gjatë viteve të luftës, 1940-1945, dhe përsëri në kohë të paqes, nga 1951 deri më 1955.

"Churchill ka qenë kryeministri ynë më i madh, të cilit i kemi borxh gjithçka. Në maj të vitit 1940, vendimi i rëndësishëm për të luftuar kundër Hitlerit ka shpëtuar vendin tonë dhe ndoshta edhe botën"
, ka thënë dje kryeministri britanik, David Cameron.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.