VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKUP - ARRESTOHET ISH SHEFI I SHËRBIMIT SEKRET SHTETËROR

E Djelë, 01.25.2015, 10:36am (GMT1)



Policia maqedonase ka arrestuar ish-drejtorin e Sigurimit Shtetëror dhe Kundërzbulimit, Zoran Verushevski, i dyshuar për mbajtjen e armëve pa leje dhe për pornografi fëmijësh, por dhe për vepra të tjera, të cilat Ministria e Rendit ende nuk i ka bërë publike.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme u tha mjeteve të informimit se Ministria dispononte të dhëna operative dhe dyshime për kryerjen e veprave penale dhe policia ka ndërhyrë në shtëpinë e ish-drejtorit dhe të djalit të tij.

Autoritetet i hedhin poshtë kritikat për motive politike në këtë rast. Zoran Verushevski ishte zyrtar i lartë në Ministrinë e Rendit dhe drejtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e qeverisjes së Lidhjes Social Demokrate. Gjykata i ka caktuar zotit Verushevski masën e paraburgimit me një afat prej tridhjetë ditësh.za
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.