VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MEDIAT - VRITET KOMANDANTI I SHQIPTARËVE NË SIRI LAVDRIM MUHAXHERI

E Hënë, 01.26.2015, 10:48am (GMT1)


Lavdrim Muhaxheri

KOSOVË- Lideri i shqiptarëve që luftojnë në Siri me militantët islamikë, Lavdrim Muhaxheri është vrarë. Kështu raporton gazetarja e Sunday Times, Hala Jaber, e cila e ka bërë të ditur këtë lajm në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Twitter, transmeton Koha. "Një tjetër luftëtar i lig i ISIS, Abu Adballah Kosova është vrarë sot në Kobane", ka shkruar shkurt ajo.

Muhaxheri, me origjinë nga Kaçaniku që po luftonte në krahë të luftëtarëve të Shtetit Islamik, njihej si "Komandant Luani". Në Kosovë ishte bërë i famshëm kur në një video i bënte ftesë bashkëkombësve të tij që t'i bashkohen në luftën për të ngritur Kalifatin, teksa kishte djegur publikisht pasaportën e Kosovës.

Ndërsa për botën u bë i njohur kur u pa duke ia prerë kokën një të riu. Për vdekjen e Muhaxhirit ishte raportuar edhe më parë, por një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar asnjëherë.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.