VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RUSIA REFUZON LIRIMIN E PILOTES NADIYA SAVCHENKO

E Hënë, 01.26.2015, 01:19pm (GMT1)


Pilotja ukrainase Nadiya Savchenko


Dhoma e Ulët e parlamentit të Rusisë e ka hedhur poshtë kërkesën e presidentes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirimin e pilotes ukrainase, Nadiya Savchenko, e cila po mbahet në një burg në Rusi.

Presidentja, Anne Brasseur, gjatë javës së kaluar ka kërkuar nga kryetari i dhomës shtetërore ruse, Sergei Naryshkin, që të ndihmoj në lirimin e pilotes ukrainase, shënderi i së cilës është përkeqësuar pas mbajtjes së grevës nga ana e saj për më shumë se një muaj.

Sergei Naryshkin pas një takimi që e ka zhvilluar me Anne Brasseur, ka thënë se fati i Savchenkos, varet nga gjykata ruse.

"Vetëm gjykata mund të vendos në lidhje me këtë. Nëse vërtetohet se ajo nuk ka faj, ajo do të lirohet", ka thënë Sergei Naryshkin.

Savchenko akuzohet për përfshirjen e saj në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin krizën në Ukrainën lindore.

Ajo është kapur nga seperatistët në muajin qershor ndërsa në korrik është transferuar në Rusi.

Savchenko gjatë zgjedhjeve të mbajtura në tetor në Ukrainë, e ka fituar një ulëse në parlament ndërsa Yulia Tymoshenko, pati thënë në nëntor se Savchenko do të jetë njëra nga përfaqësueset e Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.