VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
GORBACHEV - MUND TË NDODHË 'LUFTA E NXEHTË' E Enjte, 01.29.2015, 06:55pm (GMT1) Ish lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev thotë se frikësohet që konfrontimet në mes të Rusisë dhe Perëndimit për Ukrainën, mund të eskalojnë në një konflikt të armatosur. Agjencia e lajmeve ruse Interfax citoi Gorbachevin të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara na "kanë tërhequr në një Luftë të Ftohtë të re". "Fatkeqësisht, unë nuk mund të them me vetëbesim se Lufta e Ftohtë nuk do të çojë në një të nxehtë", tha Gorbachev. Gorbachev kritikoi Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve që ia kanë vendosur Rusisë, duke thënë "ata, a e kanë humbur komplet arsyen?" Sanksionet janë vendosur si përgjigje ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në muajin mars, dhe mbështetjen që ky vend ua ka bërë separatistëve që i luftojnë forcat qeveritare ukrainase, në konfliktin i cili la të vrarë mbi 5,100 persona që nga muaji prill. rel www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |