VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GAZETARI SEYMUR HEZI DËNOHET ME 5 VJET BURG

E Premte, 01.30.2015, 10:29pm (GMT1)



Një gazetar në Azerbajxhan, i akuzuar për huliganizëm, u dënua me pesë vjet burg.

Gjykata e Qarkut shqiptoi dënimin kundër Seymur Hezi, më 29 janar.

Hezi është një gazetar që punon në gazetën e opozitës Azadliq, një prezantues televiziv, dhe anëtar i opozitës.

Ai është mbajtur në burg që nga muaji gusht për të njëjtat akuza.

Babai i tij, Mesgul Heziyev, tha se gjykata ka "realizuar një urdhër të motivuar politikisht".

Në raportin vjetor të publikuar më 29 janar, Human Rights Watch tha se qeveria e Azerbajxhanit ka "përshkallëzuar represionin" kundër kritikëve të saj gjatë vitit të kaluar, "duke shënuar një përkeqësim dramatik në të dhënat e saj të të drejtave të njeriut".

Raporti kishte thënë se autoritetet e Azerbajxhanit dënuan ose burgosën të paktën 33 aktivistë të të drejtave të njeriut, aktivistë politikë dhe gazetarë.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.